Gazetari dhe analisti MIlaim Zeka i ftuar në emisionin Breaking në Top News tha se Shtete e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë të spastrojnë skenën politike në Shqipëri dhe Kosovë.
Ai theksoi se Berisha nëse s’do t’i shpallte luftë SHBA-së, të tërhiqej nga politika dhe të shkonte të shijonte pleqërinë, nuk do të ishte i shpallur ‘non grata’.
“Berisha sikur të mos i shpallte luftë SHBA, sekretarit të shtetit të tërhiqej nga politika dhe të shkonte të shijonte pleqërinë, familjen, nuk do të ishte në këtë pozicion, të njëjtin rast kemi pasur në Kosovë në vitin 2006 kur dërguan ish zëdhënësin e Albright në Kosovë, në Prishtinë që ka qenë i martuar Christiane Amanpour dhe erdhi u tha të gjithë politikanëve të Kosovës që e keni kry luftën shkoni në shtëpi, largohuni nga skena politike dhe nuk i dëgjuan amerikanët, pastaj çfarë ndodhi, filluan t’i arrestojnë një nga një për gjëra tërësisht banale, tani po shohim që krerët që janë në Hagë nuk kanë asnjë akuzë konkrete, asnjë dëshmitar nuk ka dalë të thotë që ti më ke bërë këtë apo këtë. Prandaj edhe në Kosovë edhe në Shqipëri amerikanët po kërkojnë një spastrim të skenës politike. Për mua zgjedhjet 2025 është sikur të thuash pasnesër, me këtë opozitë nuk mendoj që Edi Rama do të merret me fushatë, sepse e ka të garantuar fitoren, sikur Basha kërkonte falje për humbjen e zgjedhjeve, mbase do të gjendet një figurë e re politike por unë me këtë që shoh sot nuk shoh ndryshime”, tha Zeka.
Top Channel