Nga heqja e ligjit të luftës me Greqinë tek interpelanca me ministret Manastirliu e Denaj, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

3 months ago 13

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në rend të ditës do të jetë diskutimi për Projektdeklaratën “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës” .

Gjithashtu, në seancën e sotme do të zhvillohen edhe dy interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa dhe me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe disa raporte vjetore të institucioneve, të Avokatit të Popullit, Bankës së Shqipërisë, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Autoritetit të Konkurrencës, të Institutit të Statistikave (INSTAT) si dhe të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2023.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut- Shqipëri 2021-2027”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit (lnterreg VI-C) URBACT IV 2021- 2027”.

Gjithashtu, Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Rajoni i Emilia Romagna-s, dhe Komisionit Evropian për programin lnterreg (lnterreg VI-B) IPA Adriatik- Jon”.

Në rend të ditës do të jenë edhe projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për themelimin e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV)” si dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës Helene dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (Interreg VI-A) IPA Greqi -Shqipëri 2021-2027”.

Kuvendi do të marrë në shqyrtim edhe projektvendimin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokateve si dhe projektvendimin “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik” .

Gjithashtu, Kuvendi do të miratojë disa pr/rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm, të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), të Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article