Nga Kongresi Amerikan te New York Times, PD i nis dosjen “Salianji” kancelarive dhe mediave kryesore në botë: Dënim politik!

1 month ago 26

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike ka nisur dosjen e plotë shpjeguese në kancelaritë dhe mediat kryesore të botës. PD akuzon se dënimi i ligjvënësit demokrat dy ditë më parë nga Gjykata e Apelit ka motive politike.

Në 15 pika shpjegohet shkurtimisht saga e denoncimeve të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi vendimin e formës së prerë të Gjykatës Italiane, i cila kishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj.

Në dosje është pasqyruar fakti se pas këtyre denoncimeve, Agron (Geron) Xhafaj shkoi në burg në Romë, Itali, ndërsa vëllai i tij, Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dha dorëheqjen nga detyra.

Në dosje ndër të tjera sqarohet se “vendimi politik për burgosjen e opozitarit Ervin Salianji u bë nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala dhe Iliba Bezati.

“Genti Shala është ish-përfaqësues politik i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë, ku dihen lidhjet e forta të Fatmir Xhafajt”, thuhet në dosje.

Dosja e PD dërguar kancelarive

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article