Nga prindërit e Ervin Matës te Elvana Gjata dhe…/ SPAK nis hetimet për të afërmit e grupit të drogës, rreth 40 persona vendosen “nën lupë”

10 months ago 21

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet e imtësishme për rreth 40 persona të lidhur me grupin e drogës që përfundoi në pranga disa ditë më parë, mes tyre edhe ish-zyrtari i lartë i Policisë, Erzen Breçani.

SPAK është vendosur në ndjekje të dhjetëra personave , shumica prej tyre familjarë të anëtarëve të grupit, ku mund të përmenden prindërit dhe tezja e Ervin Matës, por edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cila ka pasur një lidhje me Matën për disa vite.

Kujtojmë se emri i saj u përmend në komunikimet e zbuluara nga autoritetet, ku llogaria e saj synohej të përdorej për transferimin e parave mes anëtarëve.

Po ashtu nën lupën e SPAK janë vendosur edhe djali dhe vajza e Bujar Grabovës, i cili rezulton i përfshirë në trafikimin e kokainës.

Pjesë e listës janë edhe familjarë të Jonida Babametos, oficeres së kufirit. Sa i përket Erzen Breçanit, ndaj tij ka nisur një verifikim për pasurinë, ku për pasojë ai rrezikon të humbasë edhe hidrocentralin që u supozua se ishte ngritur me paratë e drogës.

Po ashtu në emër të Breçanit është një tjetër biznes i regjistruar në shtator 2022 është regjistruar me emrin “Breçani” me aktivitet: “…investim, Operim, Prodhim, shfrytëzim, shitje i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike nga të gjitha burimet e rinovueshme të energjisë elektrike si dhe të gjitha veprimtaritë e tjera ligjore që rrjedhin nga aktiviteti tregtar i energjisë elektrike…”.

Lista e disa prej personave që po hetohen:

-Matilda Grabova, e bija e Bajram dhe e Albana, e datëlindjes 28.04.2000, lindur më Durrës

-Marko Grabava, i biri i Bajram dhe e Albana, i datëlindjes 11.10.2005, lindur më Durrës

-Jonida Babameto, e bija e Trifon dhe e Llambrini, e datëlindjes 24.10.1997, lindur në Fier

-Egon Babameto, i biri i Petrit dhe liri, i datëlindjes 28.01.1963, lindur në Durrës

-Edo Babameto, i biri i Egon dhe i Jonida, i datëlindjes 09.09.2006, lindur në Tiranë

-Luna Babameto, e bija e Egon dhe e Jonida, e datëlindjes 12.02.2008, lindur në Tiranë

-Ervin Mata, i biri i Luan dhe Merita, i datëlindjes 10.08.1987, lindur në Tiranë

-Luan Mata, i biri i Zeqir dhe i Hanife, i datëlindjes 01.05.1960, llindur në Dibër

-Merita Mata, e bija e Fejzi dhe e Qerime, e datëlindjes 16.12.1960, lindur në Tiranë

-Emis Mata, e bija e Fejzi dhe Qerime, e datëlindjes 16.12.1960, lindur në Tiranë

-Elvana Gjata, e bija e Fatmir dhe e Donika, e datëlindjes 03.02.1987, lindur në Tiranë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article