Nga “zona e vdekjes” evakuohen 30 foshnja të lindura para kohe, palestinezët njoftojnë se nga spitali al-Shifa po i dërgojnë në Egjipt

11 months ago 19

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, që është nën kontrollin e Hamasit, ka njoftuar se 30 foshnje janë evakuuar nga spitali al-Shifa, raporton Sky Neës.

Televizioni britanik ka publikuar deklaratën e Medat Abas, zëdhënësit të ministrisë, i cili tha se mund ta konfirmojë se bëhet fjalë për të paktën 30 foshnja të lindura para kohe – duke shtuar se do të dërgohen në Egjipt, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Sky News, pretendimet e Abas nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.

E nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se spitali al-Shifa në Rripin e Gazës është një zonë vdekje, me një varrezë masive në hyrje dhe një situatë tejet të tensionuar brenda këtij institucioni shëndetësor.

Gaza's Health Ministry says 30 premature babies have been evacuated from Al Shifa Hospital pic.twitter.com/FhiOBXN9bu

— TRT World Now (@TRTWorldNow) November 19, 2023

Këto komente janë bërë në një konferencë të përbashkët të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara dhe ata të OBSH-së, që dje u futën në spital në kuadër të “operacioni me rrezikshmëri të lartë”.

Ata këtë e bënë pavarësisht luftimeve të ashpra që janë zhvilluar në afërsi të spitalit. Nga OBSH është bërë e ditur se 32 foshnjat kishin mbetur të ngujuara në mesin e shumë pacientëve tjerë.

#AlShifaHospital #Gaza
❤️‍🩹 These babies are lying like this in Al Shifa hospital because there is no electricity to run the incubators…so they’re struggling for their survival…if they will succeed in this race then they will gain little more time until next bombardement…… pic.twitter.com/8SiwQ29Hqj

— Muhammad Naeem (@NAEEM_BLOGGER_) November 19, 2023

Kjo kishte ndodhur si pasojë e sulmeve të vazhdueshme izraelite, si nga ajri, toka dhe deti, duke goditur vazhdimisht militantët e Hamasit që me gjasë janë të stacionuar në afërsi të këtij spitali. /Telegrafi/

Read Entire Article