Ngannou shpjegon arsyen e humbjes ndaj Joshuas, informacione të panjohura më parë dalin në dritë

7 months ago 3

Francis Ngannou ka thënë se ai nuk ndihej mirë në momentet para duelit të tij me Anthony Joshuan dhe madje kishte fjetur në dhomën e zhveshjes.

Ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së, ishte i pafat kur nuk doli fitues në meçin e tij të parë në boksin profesional ndaj Tyson Furyt në tetor, ndërsa tash ka pësuar një humbje të dhimbshme ndaj Joshuas.

Goditjet e njëpasnjëshme që boksieri britanik i kishte dhënë Ngannout kishin bërë që kamerunasit për pak sekonda t’i ‘fikeshin dritat’ brenda ringut.

U desh ndihma e stafit mjekësor të cilët intervenuan me shpejtësi duke i dhuruar atij oksigjen për të marrë përsëri veten.

Ngannou tani ka folur për atë se si ishte ndjerë ai, vetëm pak orë pasi pësoi humbjen e tij të dytë në karrierën e tij profesionale të boksit.

“E mbaj mend në dhomën e zhveshjes duke u munduar të bëjë nxemjet, nuk po shkonte mirë. Unë po flija gjumë, po djersitja, por po më zinte gjumi. Por jam i sigurt se disa njerëz me të cilët kam luftuar më parë dhe i kam mposhtur kanë qenë në të njëjtën gjendje”, ka thënë Ngannou.

“Nuk ka nevojë ta fajësojmë askënd, faji është i gjithi tek unë. Është ndeshja fatkeqësisht ne të gjithë e dinim se nokauti do të ndodhte”.

“Unë nuk e parashikoja të ndodhte ashtu, por e dija gjithmonë se mund të ndodhte. Të paktën, unë isha bërë gati për këtë”, është shprehur Ngannou./Telegrafi/

Big Fella Sleeping On The Job #AnthonyJoshua #HahDavis 😂 pic.twitter.com/UY5OK5S1YE

— CARLOS HAHA DAVIS (@HaHaDavis) March 9, 2024

Read Entire Article