Nga Agron Gjekmarkaj
Babo e shtyu disa herë kongresin nga meraku që ta realizonte me detaje skenografinë, ngjyrat, muziken, folesit, uljen e figurave të Partisë pranë e larg tij. Muzikën e ndërroi katër herë! Spotet e ngjyrat nga dy. Zamanet e Kongresit tjetër i shkroi në Surrel natën, madje nën të lehurat e një qeni, ndersa tani në balonë sa andej këtej. Madje, ia tregoi meraqet edhe Mbretit Karl e Makronit të cilët i thanë për Mamicën zamet e ke, jepi një mundësi kryetarllëku. Meloni i redaktoi fjalimin e tij dhe e këshilloi që ndryshimet t’i shpallë me fjalinë e fundit si gjë pa rëndësi përballë parimeve!
Në fillim pat dilemën kë nga ministrat do nxirrte në spot për t’u dhënë mesazhin se për to jeta vazhdon! Zgjodhi Belën, Anilën dhe Tezen. Të fundit lajmëruan Tezen të cilën e fali edhe për pak kohe. Ajo qau nga gëzimi me lotët e pakët që i kishin mbetur, se ka qarë shumë ndër vite, herë nga gëzimi e herë nga marazet. Njerëzit që do llafoseshin i caktoi me një të rënë të lapsit. Kohën më të madhe ia rrëmbeu shkrimi i fjalimeve të cilat duhet të shprehnin gjithçka ai mendonte për veten e thënë me gojën e të tjerëve! Si i thanë shokut Enver, ata të Byrosë Politike “ke nevoje të pushosh 6 muaj në vit, në Dajt, Pogradec e Vlorë”! Ai nuk prishi qejf.
Aty i duhej hapësira për batuta dhe ndwrhyrje siç ishte ajo me studenten Helena ku Babo u bëri me dije të vetwve ngrohuni në diell derisa të bëhet kjo unë do jem Kryetar.
Fjalimi i Klosit nuk i mori shumë kohë se ishte me gjëra të thjeshta, bazike, numëra e deklarata siç atij i kanë hije që të mos ngatërrohet. Të thellat Klosi i ka zët.
Me Borën e Ciun u lodh disi më shumë duke i shkoqitur fjalët në menyrë që Borushja të mos i thyente si arrat me çekiç. Ciut nuk ja pat merakun se e di që ajo harrohet sapo të lërë mikrofonin.
Bakja i Republikës të dielën donte pushim, i ëndet. Ai madje kishte shkuar në Durres dhe ishte rehatuar mbi shezlong kur i bie telefoni! Ishte një nga të kabinetit të Babos! “Zullap ku je i thotë”? Ai u mërzit ca po bëri sikur se degjoi “e ditë pushimi ja gjegjet, kam nevojë të qetesoj kockat, të prehem”. Ashtu ë ja kthen tipi në telefon , “hajt vishu merr buk e djath me vete dhe kthehu në zyrë, peshtyva u tha nuk mbërrite të piu e zeza, saken se lëviz deri kur të të themi ne”!
Pa ç’pa Bake ziu, u zymtua, u ngrit, u vesh, një çorape e harroi nga nxitimi, porositi ca speca tja skuqnin shpejt e shpejt i mori me vete e me turr në Tiranë për të pritur myzhdetë e Kongresit!
Babua fol e fol!
Lali u gëzua kur i permendi emrin, e konsideroi përkujdesje, teksa Majkon e bëri përgjegjes varrezash të uruarin. Shtrengonte dhëmbet e qeshte Pandi i gjorë, i duhet të kenaqet gjithnjë e më me pak e të qeshë gjithnjë e me shumë për dekor, të duket spontan e i gëzuar!
Aty nga fundi si drejtori tek “lulëkuqet mbi mur” u tha ti, ti atje, ti qe fshihesh, ty, ty more po të them aty poshtë, hajt, përjashta nga Qeveria.
Me Taon u tregua zemergjerë. Tani Tao do jetë mamicush se e ktheu të bëjë shamatë me ne të Opozitës.
Edhe Çuçi u rrit në detyrë që allah allah, qerratai ndonëse nuk u gëzua edhe aq “ promuovere et rimuovere”!
Bashkë me mua ndan numrin kater të shtetit, pas Bakes, Mamices dhe Babos mbi Belen vime unë dhe Çuçua të cilit i rreshqet toka nën këmbe tash e pare.
Evlati do marrë zyren e Ermos të mobiluar plot shije se ciles tani për tani i vajti dëm sherri e zallamahia që ka bërë me zell keto vite. I thoja viranes mbaje moj gojen se në keto punë pak e ndan qarin nga qederi. Jepi ajo, tollovit !!
Nikoqirit ja bëmë të ditur Qysh të premtes se i ke fjalime lamtumire heren e fundit në Kuvend.
Ai ishte i gezuar që Babo nuk e kishte pyetur po e mori vesh në sallë se sheh perpara ai por jo me sytë e vet!
Bela dukej mjaft e gezuar se ministrat e rinj janë taraf i saj dhe do i rritet ymri! Kësisoj ju zbeh edhe mërzia për gradimin e Mamicës.
Madje bëne dhe një resme me Lalin që ti shihte Babo sa xhan e kanë njëri- jatrin!
Ulsia nuk pat kohë të bëhej xheloz se ishte ënde i emocionuar që nuk i ra satëri mbi kokë!
Por aty per aty me instikt i nxorri gjuhen Xhafes dhe Braçes dhe pellemben mbi hundë.
Pastaj bleu nja gjashtë byreke dhe i hëngri sa hap e mbyll sytë se helbete një jave pa vënë gjë në gojë nga angështia e uthi e kishte drobitur.
Vullnet Sina u perlot. Aty më në fund Laerti u ndie i dobishem, me një kavanoz mblodhi atë rreke që buroi nga shpirti. Antoneta i zgjati nje shami dhe mendoi lum si Vullnetit që ju dha mundesia të qajë live, po ne që nuk do na shohë askush!
Ogi edhe pse nuk priste ndonjë mandatë doli më e qeshur se kur hyri. Tani ajo mbetet nishani i Qeverisë në atë murretim të pergjithshem!
Ditmiri dukej i ngrysur si Lym Keta ditet e fundit! Eh nuk po kthehet në rrugë të mbarë ai djalë. Por as Damua nuk dukej fort i çelur. Edhe pse nuk priste gjë prapë enda ja kishte ti zihej emri me gojë!
Klosi priste që Babua ti thoshte e lexove mire po as aq se bëri. Klosi e justifikoi, është i zënë ka halle, bereqavers edhe keshtu.
Bora ishte bëre me krahe, tanimë ajo do jetë shefe e platformes “Deputeti që duam”! Menjeherë në korridor u paraqit Dilua, Baftua , Ismeti dhe Bujari me CV ne dorë për tu regjistruar!
Por ajo ju ndenji rëndë madje i pyeti kush jeni ju? “Po ne jemi ata gjysherit që kanë besim tek fjalë e Babos siç tha Helena e duam të behemi prape deputet, menduam të lëmë keto kartat e defteret e njollosur me pika vaji u shprehen njëzëri”!
Jo jo u tha Bora unë njoh vetem Xha Majkon, kjo është performance skematike duhet kreativitet, shkoni e mendohuni!! Iken kokëulur. Bujari i Lushnjes propozoi që të shkonin të ngrohnin xhanë se kjo punë vate!
Tre ministrat e ri duhet të shohin fatin e Metes qe qysh sonte pyesin njerzit , kush ishte ai, ku e kemi degjuar?I ngrati!
Arben Pellumbi i shqetesuar interesohej kush e njeh ketë Boren t’i fusim ndonjë mik që të na ketë në hater? Po ja tha ti themi Edlira Bilalit tha Etilda se ajo e ka shoqe. Por Edlira bëri sikur nuk degjoi! Etilda u skuq pak por se dha veten, por mendimi që Bora mund ti rrijë rëndë e cimbisi.Heshtja të bëhet aleat.
Po për ne tha Xhemali ka ndonjë post?!
Aty për aty Nasua ja pret ato që na shperndau Kronika heren tjeter! Po si i gjeti ai ore të gjitha ato që Mamica bëhet Kryetare, Ministrat qe do ikin dhe ne të tjereve llokumin dumdisi Shalsi?!
Ne saje të marrëveshjeve të fshehta që Qeveria ka me Opoziten i kanë caktuar këtë detyrë të shperndajë ylyfe e mynxyra tha Toni dukshem lengues të cilit i mbet veç mjekrra pasi shpresat i vanë!
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb