Nico Williams merr vendimin përfundimtar, shtanget Barcelona

1 month ago 7
Reklamë

Te Barcelona duhet të presin për të siguruar Nico Williams. Sulmuesi i majtë shkëlqeu në sezonin e fundit me Athletic Bilbaon, skuadër me të cilën fitoi Kupën e Mbretit.
22-vjeçari u konfirmua edhe në Euro 2024, kompeticion ku shfaqi gjithë klasin dhe potencialin që zotëron, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shpalljen kampione të Spanjës.
Barcelona e ka piketuar prej kohësh heroin e iberikëve, por Nico Williams nuk ka ndërmend të lëvizë nga baskët. Bilbao është skuadra e tij e zemrës dhe sulmuesi nuk preferon ta braktisë. Të paktën edhe për një sezon. Klauzola e Nicos është 60 mln euro, ndërkohë që drejtuesit katalanas janë gati t’i japin klubit bask 70 mln në total për të refuzuar ofertat e të tjerëve. PSG dhe Chelsea po ndjekin me kujdes situatën, por futbollisti preferon të mos lëvizë nga La Liga. Fokusi i Barcelonës për momentin është zhvendosur te Dani Olmo, një tjetër kampion Europe me Spanjën. Mesfushori i avancuar pëlqehet shumë nga tekniku Hansi Flick dhe drejtuesit po punojnë për të gjetur një marrëveshje me homologët e Leipzigut.

Read Entire Article