Në një deklaratë për mediat, Flamur Noka është shprehur se ata që qëndrojnë në pushtet do gjuhen me vezë e domate kudo që do shihen.
Ai i bën thirrje qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas Nokës tani do ketë një mosbindjecivile dhe kjo është rruga e vetme drejt kësaj qeverie.
Flamur Noka: Nikolla doli me ambulancë. Ky është Kuvendi që të përjashtosh gjithë opozitën. Të kërkosh që të heshtin dhe mos të reagojnë. A ka parlament tjetër që ndodh kjo gjë? A ka vend që opozita kërkohet me çdo kusht që të burgohet? A mund të na thotë dikush se çfarë i ka ngelur opozitës. Narkoqeveritarët, Linda nuk do kenë paqe, do marrin vezë, domate, kudo. Ka kaluar çdo kufi ku demokracia do pranojë, tani e mbrapa është mosbindjacivile kudo që do i shohim. Kudo që t’i shohin të konsiderohen si armiq të demokracisë, qytetarët t’i hedhin vezë, domate e çdo gjë, kjo është rruga e vetme e kësaj bande në pushtet. Ata që noterizojnë krimin, trafikun e drogës, vjedhjes, ata që janë shndërruar në pirranjat e këtij vendi, duhet të dinë që shqiptarët do i përndjekin kudo që shkojnë. Me këto forma që të nënshtrojnë opozitën ta harrojnë, opozita sapo ka dhënë shenjën e parë të reagimit, 5 shkurti ishte një sinjal i qartë që të frenojë këtë që bën, 20 shkurti ditë e shënuar për mesazhin që do i japim bandës së pushtetit, zëri i këtij populli do ngrihet dhe kur ngrihet populli nuk ka regjim. Ne do e mbajmë aksionin në çdo formë dhe mënyrë, tani po ju them pas 20 shkurtit do shihni një hap tjetër edhe në raport me ketë narkoparlament.
Top Channel