Nis Botërori i femrave

1 year ago 24
Reklamë
14:51 20/07/2023

Ceremoni speciale në “Eden Park”, Zelanda e Re e fillon me fitore ndaj Norvegjisë

Fishekzjarret ndezën stadiumin “Eden Park” të Oklandit në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës për Femra. Me mijëra ishin fansat në impiant për të ndjekur eventin, e po ashtu për të mbështetur skuadrën e tyre Zelandën e Re në përballjen kundër Norvegjisë.

Vendaset fituan falë golit të shënuar nga Hana Uilkinson në minutën e 48 të lojës. Kjo është fitore historike për Zelandën e Re, pasi në pesë kompeticionet e mëparshme ku kishte marrë pjesë, nuk kishte fituar asnjëherë.

Në këtë përballje, për herë të pare gjyqtarja kryesore shpjegoi për fansat dhe publikun në televizion vendimin e saj pas konsultimit me sistemin VAR. Një risi kjo që FIFA ka vendosur ta aplikojë në botërorin e femrave.

Në “Eden Park” ishin të pranishëm 42 137 spektaktorë. Në përfundim të sfidës, fansat e përfaqësueses neozelandeze festuan në rrugët e Oklandit fitoren e rëndësishme të arritur.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article