Nis finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 2

8 months ago 22

Sonte (e premte) po mbahet nata finale e spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova 2.

Maratona katër mujore përfundon sot, pasi banorët e fundit kanë kaluar mbi 100 ditë qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në vend. Plot katër janë finalistët e këtij edicioni, njëherësh banorët e fundit të mbetur brenda në shtëpi: Edona James, Lumbardh Salihu, Blerando dhe Shqipe Hysenaj.

Ata luftojnë sonte për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, i cili do të shkojë për banorin më të votuar nga publiku.

Telegrafi do t’ju njoftojë në kohë reale për më të rejat e fundit në natën finale të BBVK 2:

Para 8 min

Mbyllet sondazhi i madh i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Kosova 2, vendi i parë prin me 45 për qind të votave

Telegrafi ka hapur një sondazh online në fillim të kësaj jave me pyetjen “Kush mendoni se do ta fitojë Big Brother VIP Kosova 2?”.

Për të parë se kush doli i pari me 45 për qind të votave, kliko këtu për të parë renditen e plotë.

Para 25 min

Mysafiri special në natën finale të Big Brother Vip Kosova

Liberta Spahiu nëpërmjet një postimi në InstaStory ka zbuluar se në natën finale, i ftuar special do të jetë rep-artisti i njohur.

Se kush është ai, i cili do të “zbresë në skenë nga kulmi”, mësojeni duke lexuar lajmin e plotë.

Read Entire Article