Nis gjyqi ndaj Rubiales/Gjykatësi ka ndaluar ish-presidentin e Federatës Spanjolle që t’i afrohet futbollistes Hermoso

1 year ago 42
Reklamë
17:23 15/09/2023

Gjykata ka ndaluar ish-presidentin e federatës spanjolle të futbollit Luis Rubiales që t’i afrohet në një distance 200 metra futbollistes Jenni Hermoso pas kërkesës së prokurorëve spanjollë.

Rubiales doli paraditen e së Premtes përpara gjykatësit, pasi ndaj tij ka nisur hetimi për sulm seksual për puthjen ndaj futbollistes në buzë.

Incidenti ndodhi në ceremoninë e dhënies së medaljeve, pas fitores në finalen e Kupës së Botës.

Pëfaqësuesja spanjolle e femrave fitoi botërorin në Sidnej të Australisë më 20 Gusht.

Veprimi i ish-kreut të institucionit të futbollit spanjoll ka shkaktuar debat në lidhje me seksizmin në sportin dhe shoqërinë spanjolle dhe ka nxitur protesta.

Rubiales, 46 vjeç, këmbëngul se puthja ishte konsensuale, ndërsa Hermoso thotë se ishte kundër dëshirës së saj.

Edhe FIFA ka nisur hetim në lidhje me veprimin e Rubiales, ndërsa e pezulloi atë përkohësisht nga të gjitha aktivitetet sportive

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article