Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Prezent 245 anëtarë, ndryshohet rendi i ditës

1 year ago 29
Reklamë

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së ka nisur, ndërsa prezent janë 245 anëtarë.

Në mungesë të Kryetarit të Këshillit, ngrihet komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Këshilli Kombëtar vendosi ndryshimin e rendit të Ditës, ku pritet të ketë diskutime dhe vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD.

Gjithashtu priten diskutime për situatën e krijuar në Partinë Demokratike, veçanërisht pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Top Channel

Read Entire Article