Nis sezoni i ri i Superligës

1 year ago 27
Reklamë
13:49 27/08/2023

Vllaznia dhe Skënderbeu marrin fitoret e para

Vllaznia e nisi sezonin e ri të kampionatit me fitoren 3 – 1 Kukësin në ndeshjën që u luajt në “Loro Boriçi”.

Shkodranët ia dolën të shënonin të parët me Stojanoviç, por më pas u goditën shpejt nga goli i La Torre.

Një penallti e dhënë me VAR ktheu përsëri Vllazninë në avantazh. Trajneri Memelli bëri ndërrime me fillimin e pjesës së dytë që sollën golin e tretë për Vllazninë.

Skënderbeu fitoi në transfertë ndaj egnatias në ndeshjen hapëse të edicionit të 85. Korçarët janë rikthyer këtë vit sërish në superior dhe mënjehërë e nisën mbarë.

Ndeshja ishte me shumë ritëm teksa Skënderbeu diti të mbrohej mirë duke mos lënë hapësira për sulmuesit e skuadrës nga Rrogozhina.

Në pjesën e dytë, kur Egnatia dukej më mirë erdhi goli I Skënderbeut nga braziliani Yuri Merlim pas një përpjekjeje personale.

Korçarët u treguan të zgjuar duke mbrojtur më pas rezultatin për ta nisur kështu me tre pikë sezonin e ri.

Këtë të dielë do të luhen Laçi – Erzeni dhe Dinamo – Tirana.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article