Nisën të ushqenin beben 2-muajshe, ekspertja: Të kishte ndodhur në Itali do ishte denoncuar si rast

1 year ago 25

Pjesa më e madhe e mjekëve pediatër dhe nutricionistëve për fëmijë bien dakord se mosha e duhur për nisjen e ushqimeve të ngurta te fëmijët, është mosha 6-muajshe.

Megjithatë, pavarësisht gjithë udhëzimeve, këshillave e punës edukuese të profesionistëve, ka edhe raste ekstreme. Nutricionistja pediatrike Ejona Islamaj, e ftuar në programin “Në shtëpinë tonë” tregon një nga rastet ekstreme me të cilat është përballur.

“Ndër rastet që unë e kam parë më ekstreme dhe nëse do të kishte ndodhur në shtetin italian, do të ishte denoncuar, është nisja e ushqimit në moshën 2-muajshe. Kam pasur një rast konkret, ka nisur ushqimi dy muajsh dhe fëmija është shumë mbipeshë, në një obezitet shumë të lartë. Ajo që këshilloj për nënat shqiptarë është të bëjnë kujdes ku i marrin informacionet dhe të mos nisin ushqimin përpara muajit të gjashtë, kur fëmija nuk është ende gati. Përveç kësaj, nisa e ushqimit me kavanoza, të cilët kanë një përmbajtje shumë të lartë të konservantëve, diçka që nuk është e përshtatshme për fëmijët në këtë moshë”, tregoi Ejona Islamaj.

Top Channel

Read Entire Article