Një Botëror me legjendat e futbollit

7 months ago 23
Reklamë
23:44 06/02/2024

Marrin pjesë ekipet fituese të Kupës së Botës

Disa nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave do të jenë në Botërorin me pjesëmarrës mbi 35 vjeç në Angli.

Turneu do të mbahet në muajin Qershor me vendet fituese të Kupës së Botës ndër vite. Anglia, Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Uruguaji do të përballen për këtë trofe.

Ronaldinho, Mesut Ozil, Thierry Henry apo Hernan Crespo janë disa nga legjendat e futbollit, të cilët do të marrin pjesë në këtë aktivitet.

7 ndeshje janë planifikuar të zhvillohen në të njëjtin stadium gjatë një jave. Përballjet do të jenë me eliminim direkt dhe do të zgjasin 70 minuta ku në rast barazimi do të goditen penalltitë për të vendosur fituesin.

Ekipi mund të përbëhet nga  futbollistë të cilët kanë qenë pjesë e skuadrave përfaqësuese, ose kanë zhvilluar të paktën 100 ndeshje në ligën kryesore të vendit të tyre.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article