Një burrë në Gjermani thirri bankën dhe tha se ishte drejtori, i transferuan 180 mijë euro

8 months ago 22

Një mashtrues ende i panjohur arriti të bindë një bankë gjermane që t’i transferojë para duke i telefonuar dhe duke u prezantuar si drejtor i saj.

Të premten, një burrë organizoi transfere të shpejta prej mbi 180 mijë euro në llogaritë e huaja nga një bankë në Schwandorf, transmeton Telegrafi.

Banka i pagoi atij 180 mijë euro përpara se kontabilisti i tyre të vinte re tarifat e pazakonta, dhe të ndalonte transferet e mëtejshme të parave.

Ai menjëherë thirri bankën dhe policia e krimit të Amberg mori përsipër rastin dhe tani po heton mashtrimin.

Kur u pyet nga Bayerischer Rundfunk i Mynihut, banka tha se pjesa më e madhe e shumës së derdhur mund të kthehet.

Ata thonë se shuma e mbetur do të rimbursohet në një periudhë të shkurtër kohore, dhe sigurojnë se nuk u është shkaktuar asnjë dëm.

Sipas situatës aktuale, banka e dëmtuar ka pësuar dëme në vlerë pesëshifrore, thotë policia, që do të thotë se mund të jetë më pak se 100 mijë euro.

Në fillim u supozua se dëmi do të ishte edhe më i madh, por banka arriti t’i rikthejë paratë, tha zëdhënësja e tyre.

Zëdhënësja e bankës shtoi se për urdhërpagesat telefonike, telefonuesi duhet të vërtetohet “në bazë të disa kritereve strikte”.

Ato janë përcaktuar në atë mënyrë që “vetëm pronari i llogarisë mund t’i riprodhojë saktë në tërësinë e tyre”.

Megjithatë, në këtë rast, telefonuesi ishte mirë i informuar, shtoi ajo. /Telegrafi/

Read Entire Article