Ky është momenti kur një turiste u sulmua nga një dem masiv në një plazh në Meksikë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “takimi i frikshëm” ndodhi në plazhin La Fortuna, afër San Lucas, por nuk dihet se kur ka ndodhur.
Turistja u përpoq të mblidhte sendet e saj në rërë pasi demi iu afrua rrezikshëm dhe ia futi hundën në çantën e saj.
Shumë komentues reaguan ndaj ngjarjes, me njërin prej të cilëve tha: “Çfarë është duke bërë një dem në plazh? Pronari duhet të dënohet ashpër”.
“Demi është me pushime verore”, ka shkruar një tjetër me shaka.
Një tjetër pyeti: “Po pronari? Po autoritetet?”. /Telegrafi/