“Një i afërm i tij përfitoi një shumë të konsiderueshme nga…”/ SPAK në “sitë” tenderat për rrugët, ja akuzat që rëndojnë mbi kreun e ARRSH, Evis Berberi

7 months ago 2

Kreu i ARRSH Evis Berberi është arrestuar pas një hetimi disa mujor Prokuroria e Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Berberi është vënë nën pranga në lidhje me akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Masa e sigurisë ndaj tij është marrë në mungesë ndërkohë që mësohet se kreu i ARRSH ka qenë edhe dje në zyrën e tij, pavarësisht raportimeve se kishte dhënë dorëheqjen.

Nga hetimi rezulton se SPAK ka zbarkuar në zyrat e ARRSH dhe banesën e Beberit ku u gjet një shumë e konsiderueshme para dhe piktura të shtrenjta që u konsideruan si ryshfet.

Janë disa çështje që janë marrë në shqyrtim në lidhje me kreun e ARRSH-së. Njëra lidhet me faktin që dyshohej për abuzim me tenderin për mirëmbajtjen e serverëve të ARRSH ku mendohet se ka përfituar një i afërm i tij.

Megjithatë kjo nuk e pengon Prokurorinë e Posaçme që të kalojë në sitë edhe tenderat që lidhen me rrugët dhe mirëmbajtjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article