Një lamtumirë me lot në sy i Marco Verratti nga PSG – tifozët i bën nderime lojtarit më të trofeshëm në histori të klubit

1 year ago 33
Reklamë

Pas 11 sezonesh në Paris, Marco Verratti i dha lamtumirën publikut në “Parkun e Princave” mbrëmjen e së premtes para fillimit të ndeshjes PSG-Nice. Shumë i prekur, italiani u përshëndet nga tifozët parisienë dhe nuk i mbante dot lotët.

Klubi parisien kishte planifikuar t’i bënte një lamtumirë të fundit, italianit i cili do t’i bashkohet shtetit të Katarit në klubin Al-Arabi me të cilin nënshkroi këtë javë.

Një shpërblim i drejtë për një figurë emblematike, i cili mbërriti në kryeqytetin francez në verën e vitit 2012 në moshën 19-vjeçare.

🥺 ❤️💙#MerciMarco pic.twitter.com/XZnSOgK7w4

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 15, 2023

Pak para orës 20:00, Marco Verratti hyri në fushën e stadiumit i shoqëruar nga gruaja dhe dy fëmijët e tij.

Tashmë shumë i prekur, ish-numri 6 mori një gardë nderi nga bashkëlojtarët dhe drejtuesit, të gjithë të veshur me një bluzë “Faleminderit Marco”.

Ai u mërzit edhe kur ish-partnerët si Blaise Matuidi, Thiago Motta, Ezequiel Lavezzi, Thiago Silva dhe Zlatan Ibrahimovic i bën një nderim të fortë me mesazhe të bukura të vendosura në një ekran gjigant.

Les messages de nos anciens parisien pour Marco Verratti ❤️💙

#MerciMarco pic.twitter.com/9mb6eg9Ytm

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 15, 2023

“Një dekadë magjie, 30 trofe me Parisin, një monument me emrin Marco Verratti”, lexohej në një nga pankartat. /Telegrafi/

Read Entire Article