Një nga gjyqtarët më të famshëm në botë i ka këputur ligamentet e gjurit gjatë ndeshjes

10 months ago 7

Gjyqtari gjerman Felix Brych, është lënduar gjatë ndeshjes së xhiros së 12-të të Bundesligës gjermane ndërmjet Eintracht dhe Stuttgart dhe siç raportojnë mediat ai ka këputur ligamentin e gjurit.

48-vjeçari mendohet se ka përdredhur kyçin e këmbës dhe gjurin e djathtë. Brych vazhdoi deri në përfundim të pjesës së parë, pas së cilës u zëvendësua nga gjyqtari i katërt i ndeshjes, Patrick Schëengers, i cili debutoi në Bundesligë.

Për shkak të ashpërsisë së lëndimit, Brych do t’i nënshtrohet një operacioni në javët në vijim, ndërsa ky lëndim paraqet një rast unik në botën e futbollit, pasi lëndime të tilla  zakonisht i ndodhin lojtarëve dhe jo gjyqtarëve.

Force à Felix Brych, célèbre arbitre allemand, gravement blessé ce week end pendant le match entre Francfort et Stuttgart ! 🇩🇪🤕

Rupture du ligament croisé pour lui, grosses pensées et soutien. ❤️🙏pic.twitter.com/OTZSdGrd3s

— MercaFoot (@MercaFoot_) November 27, 2023

Meqë ra fjala, kjo ndeshje ishte paraqitja e 344-të e Brych në Bundesligë, duke arritur rekordmenin Wolfgang Stark, i cili e arriti këtë numër në maj të vitit 2017.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Brych nuk arrin të përfundojë ndeshjen.

Hera e fundit që ka ndodhur një gjë e tillë ka qenë në gusht të vitit 2017, kur ai kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Kolnit dhe Hamburgut.

Brych u votua pesë herë si gjyqtari më i mirë në Gjermani, ndërsa ka ndarë drejtësinë edhe në Kampionatin Botëror, Kampionatin Evropian dhe finale të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Read Entire Article