Një penallti absurde në minutën e 90-të për Fenerin ka ngritur në këmbë të gjithë në Turqi – Galatasaray me reagim të fuqishëm: A nuk keni turp?

7 months ago 4

Në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Turqisë, lojtarët e Fenerbahçes mundën 2:1 Kasimpasan falë një penalltie të diskutueshme të dhënë në minutën e 94-të të ndeshjes.

Një futbollist i mysafirëve dyshohet se ka luajtur me dorë dhe gjyqtari i ndeshjes, Cihan Aydın, pasi është konsultuar me teknologjinë VAR dhe ka shqyrtuar pamjet, ka caktuar një penallti për vendasit.

Futbollisti belg Michy Batshuayi ekzekutoi penalltinë, portieri Kasimpaša priti dhe topi iu rikthye ish-sulmuesit të Chelseat, i cili e futi në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Şimdi daha yüksek sesle, yüklen!

Sonuna kadar biz Fenerbahçeliyiz! 👊 pic.twitter.com/CR1ftH7rJ4

— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) February 24, 2024

Fener është i pari në tabelë me 70 pikë nga 27 ndeshje të luajtura, një pikë më shumë se Galatasaray që ka një ndeshje më pak, ndërsa Kasimpasa është i pesti me 39 pikë.

Kjo penallti ka ngjallur reagime të shumta në Turqi, ku thuajse askush nuk mendon se ishte një penallti për vendasit.

Bu pozisyonda el yok, sizin o kirli elleriniz var! Utanmazlar!

— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) February 24, 2024

Pas ndeshjes ka reaguar edhe rivali më i madh i Fenerit, Galatasaray në një shkrim të ashpër në rrjetet sociale.

“Nuk ka dorë në video, por ka një dorë të pistë që ka dhënë penalltinë. Nuk ju vjen turp?”, pyeti gjiganti turk në profilin e tyre zyrtar në Twitter. /Telegrafi/ 

Read Entire Article