Një rregull unik e detyron Real Madridin t’i paguajë Chelseat miliona euro shkaku i Hazardit

3 months ago 4
Reklamë

Real Madridi pritet që t’i paguajë Chelseat miliona euro si pjesë e bonueseve shkaku i marrëveshjes që kishin bërë më herët për transferimin e Eden Hazard, sipas raportimeve të fundit.

“Los Blancos” e fituan trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve të shtunën, duke mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 2-0 në ‘Wembley’, falë golave të shënuar nga Dani Carvajal dhe Vinicius Jr.

Paraqitja e Real Madridit në finale ka bërë që Chelsea të fitojë 5 milionë euro, si pjesë e transferimit të Hazardit në Spanjë në vitin 2019 sipas ESPN.

Kjo përkundër faktit që belgu kishte arritur një marrëveshje me Real Madridin për ta shkëputur kontratën e tij verën e kaluar, para se të njoftoj për pensionimin nga futbolli gjatë muajit tetor në vetëm moshën 32-vjeçari.

Transferimi i Hazardit nga Chelsea në Madrid në vitin 2019, përfshinte disa bonuse të ndryshme, ku njër aprej tyre u aktivizua pasi të besuarit e Carlo Ancelottit u kualifikuan në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit.

Ani pse Hazardi është pensionuar marrëveshja që ishte arritur më parë mes dy klubeve kishte mbetur aktive dhe për këtë arsye Madridi i detyrohet një tjetër pagesë klubit londinez.

Pas një aventure të jashtëzakonshme tek Chelsea, Hazard shënoi vetëm shtatë gola në 76 ndeshje në të gjitha garat gjatë katër sezoneve sa luajti në Spanjë.

Sidoqoftë, Real Madridi nuk do të shqetësohet nga ky fakt, veçanërisht pasi nuk kanë humbur ndonjë finale evropiane që prej vitit 1983./Telegrafi/

Read Entire Article