Një tjetër aksident në Pogradec, dy automjete përplasen midis tyre. Dyshohet për të plagosur

9 months ago 14

Një tjetër aksident është regjistruar në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Buqezë. Sipas informacioneve të para në këtë aksident janë përfshirë dy mjete ndërsa paraprakisht raportohet edhe për të plagosur.

Aksidenti sapo ka ndodhur policia dhe një ambulancë në vendngjarje. Siç shihet edhe nga pamjet aksidenti ka krijuar edhe trafik.

Ndërkohë kujtojmë se një aksident tjetër në po të njëjtin aks ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku u përfshinë 3 mjete dhe u plagosën 6 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article