Një tjetër humbje për Bayern Munchen, shtohet presioni mbi Tuchel

7 months ago 8
Reklamë
11:11 19/02/2024

Bavarezët u mposhtën në transfertë nga Bochum 3-2

Bajerni është mundur 3:2 nga Bochumi duke marrë një humbje të hidhur që e largon edhe më shumë nga titulli kampion. Pas 22 javësh, skuadra e Tomas Tuhel ka 50 pikë, 8 më pak se sa Bajer Leverkuzen që kryeson renditjen. Ndeshja nisi mirë për skuadrën bavareze. Musiala shënoi për miqtë në minutën e 14.

Por Bochumi reagoi duke i ndëshkuar tri herë. Asano barazoi në në minutën e 38-të.

Schlotterbeck në minutën e 44-t i dha vantazhin vendasve. Golin e tretë e realizoi Stoeger në minutën e 85-të. Rrjeta e Heri Kejn në shtesë vlen vetëm sa për statistikë dhe për sukseset personale të kapitenit të Anglisë. Kjo është humbja e tretë radhazi për rekordmenët gjermanë, e një situatë e tillë e shton presionin mbi trajnerin Tuchel.

Por drejtori i përgjithshëm i klubit Jan-Christian Dreesen tha se gjermani do të jetë në stol për sfidën e radhës ndaj Leipzig. Drejtuesit kanë nisur të mendojnë për emra të rinj për stolin. I pari në listë është Zinedin Zidan, me të cilin kontaktet kanë nisur. Vizioni dhe eksperienca e tij shikohen nga drejtuesit bavarezë si idealë për ta udhëhequr Bajernin drejt sukseseve dhe trofeve.

Negociatat vazhdojnë me drejtuesit e rekordmenëve gjermanë që duan ta mbyllin njëherë e përgjithmonë çështjen trajner. Tuchel është ulur në stolin re rekordmenëve gjermanë nga marsi i 2023, pasi zëvendësoi Julian Nagelsmann.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article