Një tjetër lojtar amerikan pritet ti bashkohet Milanit

11 months ago 12
Reklamë

Milani është duke planifikuar nënshkrimin me një tjetër lojtari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht me Giovanni Reynan.

Siç raportojnë mediat nga Spanja, Milan janë duke vlerësuar mundësinë e forcimit të fazës ofanzive në afatin kalimtar të Janarit, pas një starti të dobët në Serie A dhe trajneri Stefano Pioli tashmë ka dhënë dritën e gjelbër për kompletimin e transferimit.

Rossonerët janë të pozicionuar në vendin e dytë në elitën e futbollit italian, por së fundmi pësuan me rezultat të thellë 5-1 ndaj rivalit të qytetit Interit, dhe më pas vazhduan me paraqitje jo bindëse ndaj Newcastle në Ligën e Kampionëve dhe në ligë ndaj Hellas Veronas.

🚨 AC Milan are reportedly interested in making a move to sign Borussia Dortmund and USMNT attacker Gio Reyna in the January transfer window.

Milan head coach Stefano Pioli has reportedly given the green light to sign Reyna 👀 pic.twitter.com/5rVB8SBTm1

— USMNT Only (@usmntonly) September 26, 2023

Reyna ka mbetur jashtë fushës për shkak të një lëndimi që nga muaji qershor dhe ende nuk është paraqitur me Dortmundin në këtë edicion të ri të garave.

Ai, sidoqoftë, ishte në bankën rezervë dy herë gjatë dy ndeshjeve të fundit të Dortmundit dhe mund të marrë minutat e para këtë sezon të premten në ndeshjen e radhës të klubit gjerman.

Reyna do të bëhej lojtari i tretë nga SHBA-të që i bashkohet Milanit, teksa Christian Pulisic dhe Yunus Musah iu bashkuan kuqezinjëve gjatë afatit kalimtar veror./Telegrafi/

Read Entire Article