Një treshe nga gjysma e fushës në sekondën e fundit i jep fitoren Clevelandit përballë Dallasit

7 months ago 15

Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Rocket Mortgage FieldHouse të Cleveland, ku Cavaliers kanë triumfuar ndaj Dallas Mavericks me dy pikë epërsi 121:119.

Fundi ka qenë shumë dramatik, kur dy sekonda para fundit mysafirët realizuan për epërsinë 118:119, por nuk kishte përfunduar asgjë.

Max Strus u përkujdes për shënimin e mbrëmjes nga gjysma e fushës dhe për t’i dhënë fitoren Cavaliers me dy pikë epërsi 121:119.

The East:

– Boston wins their 9th consecutive game
– Miami wins 5 straight and 8 out of their last 10

For more, download the NBA App:
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/H74a6GUuC8

— NBA (@NBA) February 28, 2024

Donovan Mitchell ishte fantastik në këtë takim me 31 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime për skuadrën vendase.

Ndërkohë me paraqitje shumë të mirë u dallua edhe Max Strus që realizoi 21 pikë, derisa qendra Jarrett Allen shtoi 19 pikë të tjera.

Te mysafirët më efikasi ishte Luka Doncic me 45 pikë e 14 asistime, derisa Kyrie Irving shtoi 30 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.  /Telegrafi/

Read Entire Article