Njëmbëdhjetë të vrarë nga rënia e ashensorit në minierën e platinit në Afrikën e Jugut

10 months ago 14

Njëmbëdhjetë punonjës të një miniere platini në Afrikën e Jugut janë vrarë ndërsa 70 të tjerë u plagosën kur ashensori që po i ngrinte në sipërfaqe ra tragjikisht rreth 200 metra nën tokë, thanë operatorët e minierës.

Kompania Impala Platinum tha se “aksidenti serioz” ndodhi të hënën pasdite në minierën e Rustenburg, veriperëndim të Johannesburg, teksa punonjësit po dilnin nga galeria në fund të turnit të tyre të punës.

“Zemrat tona janë të rënda për jetët e humbura dhe individët e tjerë të prekur nga ky aksident shkatërrimtar”, shkruante drejtori i minierës Impala Platinum (Implats), Nico Muller, sot në një deklaratë. “Jemi të shokuar e të trishtuar nga humbja e kolegëve dhe po sigurohemi të njoftojmë të afërmit e tyre”.

Kompania shtonte se 75 punonjës ishin plagosur dhe ishin transferuar në spitalet vendase për trajtim.

Zëdhënësi Johan Theron tha për rrjetin AFP se disa punonjës ishin plagosur rëndë, ndërsa shumë kishin këmbë e kyçe të thyera, ndërsa disa të tjerë kishin shpëtuar vetëm me gërvishtje.

Aksidenti tragjik i orës 17 të hënën, ndodhi teksa ashensori që po ngrinte punonjësit, papritur nisi të zbriste me shpejtësi. “Rënia e ashensorit u pengua nga kundërpesha që u bllokua në tunelin e saj”, thuhej në deklaratë.

Afrika e Jugut është prodhuesja më e madhe në botë e platinit.

Në vitin 2022 vendi ka shënuar 49 të vdekur në aksidente në miniera, në një rënie nga 74 një vit më herët.

Top Channel

Read Entire Article