Njëri iu “hakërrye” Alibeajt, tjetri dogji rregulloren. Përjashtohen nga Kuvendi Paloka e Doda

8 months ago 15
15:29 09/02/2024

Një ditë pas seancës së zhurmshme plenare, Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për dy deputetët demokratë Petrit Doda dhe Edi Paloka. Me vendimin e marrë nga mbledhja e Sekretariatit në orën 15:30, Paloka është përjashtuar me 40 ditë, ndërsa Doda me 20.

Kujtojmë se të Enjten, Edi Paloka hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama duke e krahasuar me Enver Hoxhën. Pasi mbaroi fjalën në foltore ai dogji rregulloren e Kuvendit.

Doda nga ana tjetër, iu “hakërrye” Enkeled Alibeajt me tone të larta e duke i drejtuar gishtin, ndërkohë që ky i fundit qëndronte i ulur në vendin e tij. U desh ndërhyrja e Gardës për ta larguar Dodën nga Alibeaj.

Vlen të theksojmë se në sallën e Kuvendit munguan plot 23 deputetë opozitarë, kjo për shkak të incidenteve që kanë shkaktuar në seancat e shkuara. Edhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi është përjashtuar me 10 ditë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article