Njëri iu “hakërrye” Alibeajt, tjetri dogji rregulloren. PS kërkon masë disiplinore për dy deputetët

8 months ago 15
15:29 09/02/2024

Një ditë pas seancës së zhurmshme plenare, Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për dy deputetët demokratë Petrit Doda dhe Edi Paloka. Pritet që vendimi të merret sot në mbledhjen e Sekretariatit në orën 15:30.

Kujtojmë se të Enjten, Edi Paloka hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama duke e krahasuar me Enver Hoxhën. Pasi mbaroi fjalën në foltore ai dogji rregulloren e Kuvendit.

Doda nga ana tjetër, iu “hakërrye” Enkeled Alibeajt me tone të larta e duke i drejtuar gishtin, ndërkohë që ky i fundit qëndronte i ulur në vendin e tij. U desh ndërhyrja e Gardës për ta larguar Dodën nga Alibeaj.

Vlen të theksojmë se në sallën e Kuvendit munguan plot 23 deputetë opozitarë, kjo për shkak të incidenteve që kanë shkaktuar në seancat e shkuara. Edhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi është përjashtuar me 10 ditë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article