“Nuk arritën dot pazaret për Amnistinë”, Bardhi: U miratua ligji i turpshëm i emigrantëve

7 months ago 7
10:56 22/02/2024

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj mazhorancës, duke theksuar se Kuvendi vijon me miratimin e ligjeve në interes të tyre.


“Ju e patë sot, në rendin e ditës nuk kishte asgjë të mirë për qytetarët shqiptarë. Kuvendi nuk miraton më ligje në dobi të vendit, por në dobi të një grushti njerëzish. Për shkak se nuk arritën dot pazaret e tyre, e tërhoqën ligjin e Amnistisë Penale. Jeni të qartë se nga një projektligj humanitar ku përfitojnë qytetarët e zakonshëm që ndodhen në burg apo procedohen penalisht, është shndërruar në një ligj për të amnistuar ministra, kryetarë bashkish, zyrtarë të korruptuar të kësaj qeverie. Tentuan edhe të mashtronin opinionin publik duke ia faturuar këtë opozitës. Çështja u sqarua, sot ju patë që u tërhoqën nga projektligji që e kishin miratuar nëpër komisione në mëyrë tërësisht jo transparente. Nuk mund të ketë kurrë një votim nga ana e deputetëve të PD-së.”

Ligjin e sjelljes së emigrantëve në Shqipëri, Bardhi e cilësoi të turpshëm.

U miratua ligji i turpshëm i sjelljes së emigrantëve në Shqipëri. Duke shprehur mirënjohje ndaj shtetit italian për mbështetjen që i ka dhënë vendit, kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e shtetit shqiptar në raport me Italinë, dëmton sigurinë publike dhe cenon të drejtat kushtetuese.”

Së treti, ligji për zonat e mbrojtura, ku edhe njëherë planifikohet të gllabërohen, të nxirren në treg pasuritë kombëtare të shqiptarëve”, shtoi ai.

I pyetur se a ka një ‘divorc’ mes PDIU-së dhe PD-së, Bardhi u përgjigj: Përveçse kolegë, ne jemi dhe shumë miq me zotin Shpëtim Idrizi. Besoj zonja Doda ka dhënë shpjegimin e saj dhe s’kam asgjë për të shtuar për këtë votë. Mendoj se një grup i caktuar parlamentar mund të marrë një vendim të caktuar për një ligj të caktuar./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article