Nuk e shpëtoi nga zinxhiri i nominimeve – Meriton Mjekiqi përplaset ashpër me Sara Gjordenin

8 months ago 20

Nuk e shpëtoi nga zinxhiri i nominimeve – Meriton Mjekiqi përplaset ashpër me Sara Gjordenin

Vesa Smolica ka qenë lidere e kësaj jave në Big Brother VIP Albania 3.

Këngëtarja nga Kosova me këtë rast ka pasur një avantazh në lojë që iu kumtua në spektakël.

Ajo nisi një zinxhir të shpëtimeve, i cili më pas solli sherr ndërmjet konkurrentëve të tjerë.

Meriton Mjekiqit duket t’i ketë ngelur hatri me Sara Gjordenin, së cilës i tha që i ka bërë disa gjeste shumë të këqija.

“Ke bërë disa gjeste shumë të këqija, por do t’i diskutojmë kur të jemi vetëm”, tha ai.

“Ti nuk je askush të gjykosh nëse është e ligë apo e mirë”, i tha në anën tjetër modelja.

Në shtëpi ndërkohë hynë edhe dy banorë të rinj: Endrik Beba dhe Françeska Murati. /Telegrafi/

Read Entire Article