Nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, Scholz-Erdogan-ndasi të thella në Berlin

11 months ago 12

Interesat nuk mjaftuan për të kapërcyer ndasitë gjatë vizitës së shkurtër e të tensionuar të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Berlin.

Ai dhe kancelari gjerman Olaf Scholz shfaqën qëndrime krejtësisht të kundërta mbi luftën e Izraelit dhe Hamasit, dhe asnjëri nuk qe i gatshëm të tërhiqej nga pozicioni i vet.

“Sulmi i Hamasit do të thotë se Izraeli duhet të vetëmbrohet dhe duhet ta ketë këtë mundësi. Nuk mund të vazhdojë një organizatë terroriste që qeveris këtë rajon, të ndërmarrë aktivitete të tilla nga atje në mënyrë të përsëritur, me forcë të pabesueshme ushtarake. Kjo duhet të marrë fund dhe ky është një objektiv që duhet mbështetur, ne në çdo rast e mbështesim”, tha Scholz.

“Nëse do të mund të vendosnim së bashku me Gjermaninë një armëpushim humanitar, do të kishim mundësinë që ta shpëtonim rajonin nga ky rreth flakësh. Deri më tani, 13 mijë palestinezë, fëmijë, gra dhe të moshuar janë vrarë. Nuk ka më pothuajse një vend të quajtur Gazë; çdo gjë është shkatërruar”, tha Erdogan.

Scholz e theksoi megjithatë se është e rëndësishme “të bëhet gjithçka për të mbajtur sa më të ulët numrin e viktimave në mesin e civilëve, dhe theksoi se “vuajtjet e popullsisë civile në Gazë na hidhërojnë edhe neve”. Kancelari gjerman u shpreh se Turqia dhe Gjermania i druhen një zgjerimi në rajon të konfliktit, dhe se do të shqyrtojnë mënyrat se si ta parandalojnë atë. Erdogani e artikuloi hapur bindjen e tij se arsyeja përse Gjermania nuk mundet ta kritikojë Izraelin për shkak të Holokaustit.

“Unë flas lirisht pasi nuk i kemi gjë borxh Izraelit. Nëse do t’i kishim borxh, nuk do të flisnim dot lirisht”, tha ai. “Ata që janë në borxh nuk flasim dot lirshëm. Ne nuk përjetuam Holokaustin dhe nuk gjendemi në një situatë të tillë”, u shpreh ai.

Izraeli tërhoqi diplomatët nga Turqia muajin e kaluar, pasi zoti Erdogan akuzoi Izraelin për krime lufte. Më vonë edhe Turqia tërhoqi ambasadorin nga Izraeli.

Top Channel

Read Entire Article