“Nuk i druhem hetimeve, s’kam gjë për të fshehur”, Basha: Nuk ka dalë asnjë urdhër nga unë në 21 Janar!

7 months ago 1

Lulzim Basha në një intervistë për VOA ka deklaruar se një bashkëpunim mes Edi Ramës dhe Sali Berishës po dëmton Reformën Zgjedhore.

Basha u shpreh se listat e hapura, një zonë zgjedhore, votimi elektronik dhe vota e diasporës duhet të inkorporohen në të ardhmen në Shqipëri.

Sipas tij PD nuk është përgjegjëse për Reformën Zgjedhore, pasi për këto ndryshime duhet edhe miratimi i Partisë Socialiste.

“Them me gojën plot se ajo që po ndodh nuk është në interesat e qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.

I pyetur për përjashtimin nga Partia Demokratike të Sali Berishës pas shpalljes së tij “non-grata” nga SHBA, Basha u shpreh “të luftosh për të vërtetën vjen me sakrifica dhe kosto të mëdha, por të mos luftosh për to është krimi më i madh që mund të bësh kur je në shërbimin publik dhe politikë sepse dëmton interesat e tyre dhe varros shpresat për një të ardhme më të mirë”.

“Nuk i druhem hetimeve për 21 janarin, kam kërkuar hetim transparent që në fillim. Është e qartë që rasti është përdorur për përfitime politike. Unë nuk komentoj vendimet e gjykatave. Është një lojë e pisët edhe me gjakun e viktimave të pafajshme. Kam kërkuar një hetim të plotë dhe transparent prej ditës së parë, nuk kam asgjë për të fshehur apo për t’iu trembur. Drejtësia duhet të veprojë e patrembur. Nuk ka dalë asnjë urdhër nga mua”, u shpreh Basha, i pyetur për hetimin për rastin e 21 Janarit 2011, kur ai shërbente si Ministër i Brendshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article