Nuk i mjaftojnë 44 pikët e Booker, Phoenix Suns mposhtet nga Orlando Magic

8 months ago 27

Phoenix Suns ka pësuar humbjen e dytë radhazi dhe të 20-tën këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Suns ishin mysafirë të Orlando Magic dhe favorit në letër për të marrë fitoren, megjithatë kanë pësuar humbje me 15 pikë diferencë 113:98.

Përkundër se epërsinë më të lartë e kishin 13 pikë gjatë ndeshjes, Suns në çerekun e fundit ishin skandaloz duke shënuar vetëm 13 pikë për dallim nga vendasit që realizuan 31.

The East:

– Pacers win, stand in 6th
– Magic, Bulls and Hawks win, currently 8th, 9th and 10th

For more, download the NBA App
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/WdAJyK95C5

— NBA (@NBA) January 29, 2024

Paolo Banchero ishte më efikasi te Orlando Magic me 26 pikë, katër kërcime e shtatë asistime, derisa me lojë të mirë u dallua edhe gjermani Moritz Wagner që shtoi 16 pikë e 12 kërcime.

Me pikë dyshifrore te Magic e mbyllen ndeshjen edhe Markelle Fultz me 14 pikë, Franz Wagner 11 dhe Jalen Suggs që shtoi 10 të tjera.

Mysafirëve nuk i mjaftuan as 44 pikët e Devin Booker, pasi basketbollistët tjerë nuk ishin në ditën e tyre më të mirë për ta shpëtuar Suns nga humbja. /Telegrafi/

Read Entire Article