Historia që u trajtua vetëm pak ditë më parë në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, tronditi opinionin publik.
Ish-gruaja dhe ish-burri jetojnë në të njëjtën banesë edhe pse shteti u ka dhëne urdhër mbrojtje.
Në mes janë dy fëmije, një 5 dhe tjetri 1 vjeç.
Dhunë psikologjike dhe debatet me tone të ashpra, por edhe fjalori i paprecedent i kalojnë kufijtë e njerëzores.
Videot e dhunës dhe debatet mes dy ish-bashkëshortëve kanë krijuar një situatë e cila po përshkallëzohet nga dita në ditë.
Ish-burri bashke me nenën kërkuan ndërhyrjen e institucioneve, pas transmetimit të emisionit ish-bashkëshortja ka reaguar për të thënë të vërtetën e gjithë ngjarjes mes tyre.
“Isha në muajin e 8 të shtatzënisë. Kur u afrua data e lindjes, vjehrra tha ccdo bëjë djali im aty ti ke familjarët e tu. Marseli nuk më tha asgjë që të justifikonte mungesën kur unë të lindja, më tha kam punë.
Jemi njohur në 2015. Fillimisht marrëdhënia ka qenë e mire.
Tani ai ka një partnere të re. Në një adresë në Facebook më dërgojnë ftesë. Unë nuk e njoha. Më niste foto ku mësonte vajzën se si të më përqeshte.
Martesa jonë kishte mbaruar kur Marseli iku jashtë vendit.
Akuzat se kam pasur lidhje jashtë martesore dhe abort janë të pa vërteta. Nuk ka mundësi që një mashkull të dojë të bëjë fëmijë tjetër me një grua që ka bërë tashmë abort”, ka deklaruar ajo.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb