Nuk ka dakordësi për një rezolutë të përbashkët për Kosovën! Bardhi takim me Berishën: Rama s’i përmendë emrin e Vuçiç

1 year ago 30

Opozita dhe mazhoranca nuk kanë arritur në një dakordësi për daljen me një rezolutë të përbashkët pas sulmit në veri të Kosovës.

Në një prononcim për mediet pas takimit me deputetët e Berishës, Bardhi tha se ngërçi qëndron në faktin se PS nuk pranon që të bëjë përgjegjëse Serbinë për sulmin.

“Nuk ka dakordësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët. PS nuk mbështet rezolutën e parlamentit të Kosovës dhe nuk pranon të identifikojë përgjegjësit realë të situatës së krijuar më 24 shtator”, tha Bardhi.

Ndërkaq, demokrati Sali Berisha shprehu gatishmërinë për votimin e rezolutës, por problemi, sipas tij, është Edi Rama nuk guxon të përmendë emrin e Vuçiç.

“U diskutua për rezolutën, mbi zhvillimet në Kosovë, një tekst shumë i mirë i përgatitur. Deri të dhënat se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ky parlament mund të quhet fare mirë, parlamenti i Bjellorusisë, apo i një republike vasale të Rusisë. Kjo nuk mund të ndodhë”- tha Berisha.

I pyetur nëse do të votonte projekt rezolutën e PS-së, Berisha tha: “Jo të lutem, ne kemi rezolutën tonë. Ne kërkojmë të votohet rezoluta jonë, do të ua paraqesim shqiptarëve. Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD-së, është një rezolutë absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës. Është një rezolutë shumë mirë e studiuar. Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiç. Se ju e keni vënë re që emri i Vuçiç nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama, vetëm tha kur më thonë kosovarët, vëlla i Vuçiçit, herë tjetër ai nuk e përmend atë. Pavarësisht kësaj, uroj të votohet rezoluta jonë, ose të gjejmë një mirëkuptim të një rezolute të përbashkët”- tha Berisha.

I ndalur tek përjashtimi i deputetëve të opozitës për 10 ditë nga Kuvendi, Berisha tha se qeveria po bën gjithçka për të shtypur të drejtat e opozitës.

“Jua kam thënë dhe u them prapë, aty është Linda e parlamentit. Ajo është një automat që merr udhëzime nga Edi Rama. Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Ramës ndaj opozitës. U diskutua kjo situatë në të cilën nuk ka. Opozita konstatoi se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës”, tha Berisha.

Top Channel

Read Entire Article