Nuk ka të ndalur Rey Manaj, shënon gol edhe ndaj Besiktasit

8 months ago 6

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, ka shënuar gol ndaj gjigantit turk Besiktas, për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 ekipit të tij Sivassporit.

Ndeshja mes Sivassporit dhe Besiktasit po luhet në kuadër të xhiros së 23-të të elitës së futbollit turk.

Po luhej minuta e gjashtë e takimit kur Manaj pranoi një top nga bashkëlojtari i tij Emrah Bassan, për të shënuar për 1-0.

26-vjeçari po kalon momentet më të mira në karrierë dhe javë pas jave po dëshmon se forma e tij nuk është thjesht një rastësi.

Rey Manaj scored. Big mistake from goalkeeper Ersin Destanoğlu

Sivasspor 1-0 Besiktaspic.twitter.com/Kp3ccYn7Vk

— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 28, 2024

Me këtë gol të shënuar tani Manaj ka kapur shifrën e 11 golave të shënuar në Superligën e Turqisë.

Kjo formë e tij e jashtëzakonshme është një sinjal i mirë edhe për kombëtaren e Shqipërisë, teksa po i afrohemi Kampionatit Evropian 2024, por edhe një ‘kokëdhembje’ për përzgjedhësin Sylvinho duke marrë parasysh se shumë prej sulmuesve të Shqipërisë po gëzojnë formë të lartë.

Në rast fitoreje, Sivasspori do të pozicionohej në mes të tabelës, më saktësisht në pozitën e dhjetë./Telegrafi/

Read Entire Article