Nuk kanë fund problemet për Milanin e Piolit, një tjetër mungesë e rendësishme!

8 months ago 14

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Italiane të Futbollir ka publikuar vendimet në lidhje me javen e fundit të kampionatit te Serie A. Ka qene nje dorë e rëndë ndaj Luka Jovic. Sulmuesi serb i Milanit, në minutën e 50-të të lojës, u përjashtua me karton të kuq pas një kontrolli në VAR për një goditje ndaj Armando Izzo, mbrojtësit të Monza-s, faull reagimi dhe sjellje e pahijshme.

Një goditje e ndaluar që do t’i kushtojë qendërsulmuesit kuqezi një dënim me dy ndeshje. Një goditje e keqe sidomos për Stefano Piolin, i cili humbet sulmuesin e tij rezervë për dy ndeshjet e tjera të rëndësishme për kuqezinjtë, ndoshta vendimtare në ngrirjen përfundimtare të kualifikimit për Ligën e Kampionëve të ardhshëm.

Në fakt, në raundin tjetër Milani do të jetë në skenë në San Siro kundër Atalantës së vendit të katërt në atë që mund të përkufizohet si një përplasje e vërtetë direkte, ndërsa më 1 mars kuqezinjtë do të shkojnë në Olimpico të Romës për të sfiduar Lazio-n e Maurizio Sarrit.

Olivier Giroud, sulmuesi titullar i sulmit të kuqezinjve, do të detyrohet te luaje me shume. Është e mundur që Okafor të ketë disa minuta, veçanërisht nëse garat shkojnë drejt nje rrjedhje me te qete. Megjithatë, mund të imagjinohet lehtësisht sesi qendërsulmuesi francez nuk do të dalë në fushë në ndeshjen e kthimit kundër Rennes ne Europa League, sidomos pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë. Ne ate sfide do te luaje titullar Luka Jovic.

Read Entire Article