Nuk kishte se si të mungonte reagimi i motrës së Ronaldos për Topin e tetë të Artë të Messit

10 months ago 46
Reklamë

Kur Lionel Messi fiton Topin e Artë, një vullkan shpërthen diku në Portugali.

Mbrojtësja kryesore e Cristiano Ronaldos, motra e tij Katia Aveiro, ka ‘pëlqyer’ një postim të një influencuesi portugez – një foto e Cristianos duke pozuar me të gjitha çmimet e tij individuale ndërsa thuhet: “të fituara, jo të dhuruara”.

Ky reagim vjen menjëherë pasi vetë Cristiano ‘pëlqeu’ videon e një gazetari pro-Madrid që tallte Messin për fitimin ‘e pamerituar’ të Topit të Artë.

Të gjithë janë kaq të fiksuar dhe xhelozë për atë që argjentinasi ka bërë… kjo ndodh gjatë gjithë kohës tani.

Por, 36-vjeçari ka vazhduar drejt suksesit, ndërsa fitoi Topin e tij të tetë të Artë në karrierë, që është një rekord dhe një moment historik për futbollin.

Nuk është hera e parë që Katia Aveiro reagon në këso lloj formash, andaj edhe nuk është për t’u befasuar. /Telegrafi/

Read Entire Article