Nuk lejohet të hyjë në parlament, Vokshi: Dënim politik

7 months ago 8
10:16 22/02/2024

Edhe këtë të enjte deputetët ndaj të cilëve ka masa disiplinore nuk janë lejuar nga Garda që të futen në sallën ku zhvillohet seanca plenare. Mes tyre janë edhe deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi. Kjo e fundit pati një prononcim për mediat ku tha se ajo dhe kolegia Hoti janë dënuar politikisht.

“Në bazë të informacione dhe procesverbalit që unë kam marrë nuk ka pasur asnjë fakt, asnjë dëshmitar për të bazuar dënimin e tyre, është dënim politik. Të dënohen dy zonja deputete të opozitës vetëm se protestojnë, ndërkohë që shkelet procedura duke futur Gardën, duke mos dhënë të drejtën e fjalës, por kur proteston me pankartë në dorë përjashtohesh me 10 ditë, 20 ditë e kështu me radhë”, tha Vokshi.

Sipas Vokshit, pavarësisht dënimit mazhoranca ka hequr edhe mundësinë e ankimimit ndaj këtyre vendimeve. Kujtojmë se me masë disiplinore janë edhe deputetët Flamur Noka, Bledion Nallbati e Edi Paloka./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article