“Nuk mund të fitojmë çdo ndeshje, Interi mbetet favorit për titull” – Allegri flet pas barazimit me Empolin

8 months ago 34

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë pas barazimit ndaj Empolit, se nuk mund t’i fitojnë të gjitha ndeshjet.

Ndeshja u mbyll 1-1, ndërsa Zonja e Vjetër luajti me një lojtar më pak nga minuta e 18-të, pasi Arek Milik u ndëshkua direkt me të kuq.

“Ky është futboll, nuk mund të fitosh çdo ndeshje. Kartoni i kuq i Milik e komplikoi ndeshjen”, ka thënë Allegri.

Trajneri italian theksoi edhe se Interi është favoriti për të fituar titullin këtë sezon, ndërsa shtoi se në sfidën e radhës do të luajnë kundër skuadrës më të fortë.

“Interi është favorit, duhet të jemi në mesin e katër më të mirëve në maj. Ne do luajmë kundër ekipit më të fortë, do të jetë mirë, por ata janë favoritët”, nënvizoi Allegri.

Inter dhe Juventus do të përballen në fundjavën që vjen në “Derby d’Italia”, kësaj radhe në luftë për titull. /Telegrafi/

Read Entire Article