Nvidia prezanton “G-Assist AI”, asistentin për lojtarët e video-lojërave në PC

3 months ago 10
Reklamë

Mania e teknologjisë së inteligjencës artificiale ka arritur një nivel të tillë sa që ajo që dikur ishte një shaka e 1 prillit, tani po bëhet realitet.

Kompania Nvidia prezantoi “G-Assist AI”, pra një asistent për lojtarët e PC-ve, i cili do të mund të integrohet posaçërisht në lojëra (nëse zhvilluesit e mbështesin) gjithashtu si në nivelin e sistemit operativ.

Një nga lojërat e para të mbështetura do të jetë “Ark: Survival Ascended”, dhe gjatë lojës, përdoruesi do të mund të pyesë asistentin e AI të Nvidia se cila është arma më e mirë në lojë dhe si quhet lloji i dinosaurëve në lojë.

G-Assist asistenti do të jetë në gjendje t’ju paralajmërojë kur monitori juaj është, të themi, “i kyçur” në një ekran 60 Hz dhe syri juaj nuk mund ta vërejë atë.

Gjithashtu, asistenti i AI do të jetë në gjendje të thjeshtojë procesin e “overclocking” për ju nëse i jepni leje.

G-Assist një ditë duhet të bëhet pjesë e softuerit GeForce të Nvidia dhe në dispozicion të pronarëve të kartelave RTX, por nuk është zbuluar se kur do të ndodhë kjo. /Telegrafi/

Read Entire Article