“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”, siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

5 months ago 14

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar me anë të një njoftimi në rrjetet sociale për sigurinë në plazhe.

Balla përgëzon Policinë e Shtetit dhe Njësive Policore detare nga Ksamili në Velipojë, për reagimin e shpejtë ndaj rasteve të shkelësve.

Ai bën thirrje po ashtu për rritje të vigjilencës nga autoritetet për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit, ndërsa nxit publikun të denoncojë çdo rast.

Reagimi i plotë:

Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare duhet të rrisin vigjilencën për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit.

Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësive Policore detare nga Ksamili deri në Velipojë, për reagimin në kohë ndaj rasteve të shkelësve. Nxis publikun të denoncojë çdo rast.

Read Entire Article