Profesori: Hilet e ndërkombëtarëve karshi Kosovës!

3 days ago 27

Profesori Binak Maxharraj ka komentuar situatën lidhur me themelimin e Aosciacionit të komenuave me shumicë serbe.

Marrëveshje kjo e nënshkriar në vitin 2013 nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

Sipas Maxharrajt, në atë marrëveshje përveç Asociaconit ishte edhe shpërbërja e strukturave paralele serbe.

Madje, ai lë fajtor ndërkombëtarët të cilët po bëjnë presion për themelimin e Asociacionit, duke thënë se Kurti është një lider që nuk e bën këtë duke ia refuzuar draftin BE, sepse as autor nuk ka, e siç thotë profesori parap tij mund të fshihet Serbia.

Derisa, për marrëveshjen e dytë thotë se kur Kurti nisi të shpërbën struktuart paralele, atëherë ndërkombëtarët u alarmuan.

“Sipas Mareveshjës së vitit 2013 të nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi (anipse ka pas mundësi te mos e nënshkruante, të refuzonte) dhe ish-Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq midis tjerash në atë marrëveshje ishin dy pika me kryesoret:

1.Themelimi i Asociacionit një etnik serb dhe

2.Shpërbërja e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës.

1.Rreth pikës se parë lidhur me themelimin e Asociacionit një etnik serb, Serbia nuk la gur pa lujt që kjo fantazmë serbe te formohet. Lidhur me këtë u alarmua e terë bota nga Evropa e deri ne Amerikë. Nga të gjitha anët e botës si në kor kërkohet që fantazma serbe e quajtur Asociacion të themelohet sa më parë, bile disa lider ndërkombëtar sikur bëjnë fushatë qe Asociacioni te përshpejtohet, sepse sipas tyre “maruan serbët pa të ” as frymë s’po marrin.

Por këtë fantazmë serbe me gjemba po e refuzon me nguln kryeministri i Kosovës Albin Kurti bile as që po e përfillë draftin që ia rezervoi BE si të gatshëm, pa autor s’dihet nga kush është, por mbas saj si duket fshehet Serbia, duke refuzuar të dërgojë në Kushtetuese sepse brenda tij ka mish dhije, thikë pas shpine dhe tradhti ndaj Kosovës. Mos aprovimin e këtij draft statusi të BE, me këtë kryeministri Kurti po i del zot Kosovës integritetit dhe sovranitetit të saj.

2.Kurse sa i përket pikës se dytë e cila është në njejtën pjatë me Asociacionin e cila ka të bejë me një pikë hiq më pak të rëndësishme se sa Asociacioni siç është shpërbërja e strukturave paralele në veri dhe jashtë veriut në Kosovë, pothuajse për tri dekada nuk u mor askush me këto struktura pos deklarimeve verbale, këto struktura deri në ardhjen e Albin Kurtit për kryeministër shkonin poshtë e nalt veriut përmes kriminelëve dhe grupeve kriminele në krye me Radijçiqin të cilat paraqitnin rrezik permanent për Kosovën përmes ekseseve të ndryshme duke manipuluar me serbët e veriut, duke i kërcënuar etj.

Por, ajo se çka është më interesnte askush nga ndërkombëtarët as nga ambasadorët, e as nga emisarët por edhe nga vet Amerika dhe BE nuk e kishte hallin e shpërbërjës së këtyre strukturave, e kur këtë e bëri kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërkombëtarët kogja shumë u mllefosën, kurse të gjithë këta ‘ulërinin’ kur ishte në pyetje Asociacioni, anipse që të dyja këto kishin nënshkrimin dhe obligimin ndërkomëtar”, shpjegon profesori.

Në fund, thotë se u desh të vije Albin Kurti që t’i çrrënjosë ato banda e ata kriminel në veri që qytetarët atje të jetojnë pa frikë.

Andaj kjo ishte fytyra e vërtetë e ndërkombëtarëve.

“U deshtë të pritet deri sa të vijë në pozitën e kryeministrit Albin Kurtit, që t’u zhbëjë këto struktura në veri të cilat mbjellnin tmerr e ferr për serbët e Kosovës atje.

Pra, kjo është drejtësia e ndërkombëtarëve, e ambasadorëve dhe emisarëve të BE dhe SHBA që për Serbinë lejonin çdo gjë në veri nga këto struktura, hapjen e postave, lëvizjen e dinarit sikur veriu të ishte pjesë e Serbisë.

Kjo është fytyra e vërtetë e këtyre ndërkombëtarëve të cilëve ju interesojnë pagat e mëdha e aspak të angazhohen për zhbërjen e këtyre strukturave dhe krimit të organizuar në veri”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article