“O legen, hap mesazhet me Ramën”, Sula e qëllon me dosje Çollakun: Ta pres fytin po ik…

11 months ago 22
10:38 10/11/2023

Mesa duket opozita vijon me përplasjet edhe brenda saj. Sot pas bllokimit të mbledhjes së Komisionit për Çështjet Europiane ka pasur përplasje verbale mes deputetit Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku e cila ka agravuar në atë pikë saqë u desh ndërhyrja e punonjësve të Gardës.


Në videon e siguruar nga gazetari i Klan News Enkel Xhangoli, shihet se pasi Çollaku e ofendoi, Sula e qëlloi me dosje duke e kërcënuar. Për këto të fundit, Çollaku paralajmëri kallëzim penal.

Pjesë nga debati mes deputetëve:

Dashnor Sula: E ke dh*!

Kreshnik Çollaku: Pusho o Dash! O dash, pusho se ta them dhe gjënë tjetër, dhe më keq. Mos hyj në këto, bëj punën tënde…Të foli njeri?

Dashnor Sula: O udhëheqësi i madh! O udhëheqësi i madh…

Kreshnik Çollaku: Mos më fol si trim or burrë se e di unë ça je, O Dash mos or burrë me mu.

(Deputeti Dashnor Sula e qëllon me dosje, ndërhyn punonjësi i Gardës)

Dashnor Sula: Ta pres fytin po ik…

Kreshnik Çollaku: Ik tashi, unë bëj kallëzim penal.

Dashnor Sula: Ça ke, hë?

Kreshnik Çollaku: O langaraç, po ik o dreq se le kokrrën e nomit! (Garda e largon deputetin)

Dashnor Sula: Servil, legen!

Kreshnik Çollaku-deputetëve të opozitës: A e pe ça bëri?

Dashnor Sula: Ti shajte, ça të bona ty mor çun?!

Kreshnik Çollaku: O legen!

Dashnor Sula: Vazhdo, vazhdo…

Kreshnik Çollaku-Gardës: Qëlloi deputetin!

Dashnor Sula: Ku të qëllova mor, ku të qëllova? O mashtrues!

Kreshnik Çollaku: Ik mor palaço!

Dashnor Sula: Ti je mashtrues.

Kreshnik Çollaku: Shko hap mesazhet e Edi Ramës ti, palaço!

Dashnor Sula: Ee belaa…

Kreshnik Çollaku: Palaço, bën si demokrat, si opozitar..

Dashnor Sula: O mashtrues, o mashtrues!

Kreshnik Çollaku: E në darkë çon mesazhe, hapi letrat të shohim ku i ke tenderat?

(Dashnor Sula qesh)/tvklan.al


Read Entire Article