“O pis, ik laj fytyrën..” – Sherr mes Demaliajt dhe Cakranit, moderatorja mbyll debatin

2 hours ago 22

Një debat i ashpër u zhvillua në studion e A2 CNN mes analistit Ilir Demaliaj dhe avokatit Kujtim Cakrani teksa po diskutohej për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta dhe nëse aksioni i policisë ishte në proporcion me këtë rast.

Teksa, avokati Cakrani po analizonte se shoqërimi me dhunë i Ilir Metës mund të shmangej për shkak të pozicioneve të larta që ai ka pasur në krye të shtetit, analisti nuk ishte me të njëjtin mendim dhe akuzoi Cakranin se nuk mund të fliste për këtë çështje pasi ishte palë dhe në këtë mënyrë humbet dhe besueshmëria.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga Cakrani, i cili iu kthye menjëherë Demaliajt që të tregonte respekt kur i drejtohej.

Debati më pas u kthye në një shkëmbim ofezash personale, ç’ka detyroi gazetaren Bruna Çifligu që të ndërpriste emisionin.

Për më tepër ndiqni videon.

VIDEO

Read Entire Article