Objektiv kualifikimi në Champions League/ Milan pret Napolin në ‘San Siro’

7 months ago 16
Reklamë
23:36 10/02/2024

Pioli: Renditja ka pak rëndësi

Kryesfida e javës së 23-të në Serie A luhet në “San Siro”. Milan pret kampionët në fuqi të Italisë, Napolin, në një përballje që premton emocione dhe spektakël. Distancat në renditje janë të mëdha, gjithsesi, rivaliteti për një vend në Champions League ekziston mes dy skuadrave. Kuqezinjtë kanë katër takime pa humbje, teksa sfidojnë Napolin në krizë rezultatesh këtë sezon.

“Cilësitë e skuadrës nuk kanë ndryshuar pavarësisht pozicionit në renditje të Napolit. Mazarri ka rikthyer mbrojtjen me tre lojtarë, diçka që ka rezultuar deri diku efikase. Ai ka cilësi dhe Napoli duhet trajtuar me respekt dhe kujdes. Është e vështirë për të fituar dy kampionate radhazi në Itali, megjithatë Napoli nuk është shumë larg vendit të katërt Ka lojtarë të mrekullueshëm sulmues dhe fizik. Do të duhet cilësi, organizim dhe vëmendje për t’i mposhtur.”

Takimi i fazës së parë prodhoi 4 gola, por jo fitues në atë barazim 2-2. Ndërkaq, për Piolin do të jetë ndeshja e 220 në stolin e kuqezinjve për të barazuar një legjendë si Arrigo Saki në këtë detyrë tek skuadra nga Milano.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article