Objektivi i Real Madridit etiketon Sergio Ramos si idhullin e tij

7 months ago 21

Mbrojtësi i Evertonit, Jarrad Branthwaite, ka ‘shkelur syrin’ e Real Madridit për një transferim të mundshëm në të ardhmen.

Reprezentuesi anglez po llogaritet gjerësisht si një ndër lojtarët më të mirë në Ligën Premier në pozitën ku luan.

Branthwaite u rikthye në “Goodison Park” pas një periudhe në formë huazimi tek PSV Eindhoven sezonin e kaluar dhe tani është një lojtar kyç për Sean Dyche.

Marrëveshja e tij me Evertonin skadon në 2027 ndërsa klubi i ka vendosur një çmim në vlerë prej 35 milionë eurosh këtë vit.

Sidoqoftë, rënia potenciale e Evertonit nga Liga Premier, mund të komplikojë mundësitë e tyre për ta mbajtur atë në ekip, sidomos duke marrë parasysh interesimin e madh nga Anglia dhe jashtë vendit.

Në një intervistë për BBC Sport, Branthwaite e ka lavdëruar ikonën e Real Madridit, Sergio Ramos, të cilin e ka etiketuar si idhullin e tij, duke thënë se e ka përcjellur Real Madridin si i ri.

“Lojtari i parë që u bë një idhull për mua është Sergio Ramos. Ai është një mbrojtës i klasit botëror”, kishte thënë Branthwaite./Telegrafi/

Read Entire Article