Objektivi i Shqipërisë, Euro 2024

1 year ago 20
Reklamë
23:56 09/08/2023

Sylvinho për mediat spanjolle: Grupi i fortë, mëkat dëmtimet e Kumbullës dhe Brojës

Fitoret ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe kanë rritur optimizmin në kampin e Kombëtares Shqiptare, që dëshiron të prek sërish grupet e Europianit. Këtë e konfirmon edhe trajneri Sylvinho, i cili në një intervistë për ‘Radio Marka’, ka pranuar se është ky objektivi i kuqezinjve edhe pse konsideron si të fortë grupin në të cilin ndodhen.

“Lojtarët tanë janë shumë të mirë, luajnë në nivele të larta të futbollit në Europë. Grupi është i vështirë, por objektivi ynë është kualifikimi në Europian, do të vendoset në ndeshjet e fundit. Mëkat për Kumbullën dhe Brojën për shkak të dëmtimeve të tyre. Kemi palestër, fusha të reja futbolli, mundësi për të shkuar dhe për t’i takuar lojtarët. Ka shumë qetësi në bërjen e punës dhe njëkohësisht kemi gjithçka na nevojitet”.

Braziliani tregoi edhe diferencat që janë mes drejtimit të një kombëtareje dhe ekipeve.

“Kam preferuar të punoj duke jetuar në Tiranë. Gjërat po shkojnë mirë, kemi marrë disa rezultate të mira dhe ka shumë entuziasëm për të ardhmen. Është ndryshe drejtimi i një klubi nga kombëtarja. Në kombëtare duhet t’i takosh lojtarët dhe t’i ndjekësh në çdo moment. Ka shumë takime”.

Përballjet e radhës për Kombëtaren Shqiptare janë ato ndaj Republikës Çeke në transfertë dhe përballë Polonisë në ‘Air Albania’ në muajin Shtator.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article